Cassano-Sampdoria, “muaji i mjaltit” drejt fundit

21/01/2010 20:45

U mendua se Sampdoria ia sheroi “plaget” sulmuesit italian Antonio Cassano, i cili u largua nga Reali pas nje eksperience negative, por mesa duket ai do vazhdoje te ngelet “Djali i keq” i futbollit italian.

Lojtari dhe trajneri i skuadres gjenoveze, Luigi Delneri jane grindur serish dhe tashme duket se njeri prej tyre nuk e ka te gjate ne radhet e Sampdorias. Delneri nuk i ka duruar me sjelljet tekanjoze te sulmuesit dhe mesa duket Cassano do ta ndjeke nga televizori ndeshjen e se dieles.

E njejta gje i ka ndodhur edhe Fabio Capello-s kur ai drejtonte Real Madrid. Antonio nuk ka bere asnje koment ne lidhje me kete ceshtje, por duket qarte se tashme “muaji i mjaltit” mes paleve eshte drejt fundit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA