Mediat spanjolle ironizojne Tiranen

20/01/2010 23:00

Nderkohe qe ne Tirane po behej gati te fillonte pjesa e dyte e ndeshjes miqesore Gramozi-Real Madrid, black out-i qe pushtoi “Qemal Stafen” per me shume se 1 ore eshte pasqyruar menjehere ne mediat elektrionike spanjolle, te cilat nuk i kane kursyer titujt fyes per ate cka ndodhi ne kryeqytetin shqiptar.

“Guti dhe Benzema shkelqejne ne gjysemdrite”. Ky eshte titulli i nje prej gazetave me te medha spanjolle AS. Me tej ne faqet e kesaj gazete shkruhet se vizita e madrileneve ne Tirane filloi ne menyren me te mire, por perfundoi ne terr.

Ne shkrimin e saj, thuhet se eshte marre vete Ministri i Energjitikes per te risjelle dritat. Ironia e kesaj gazete shkon deri aty sa cileson si 2 qirinj lojtaret e Realit, Gutin dhe Benzema dy te cilet ndricuan sadopak terrin ne Tirane.

Nderkohe ne sajtin e radiotelevizionit spanjoll, thuhet se Real Madrid fitoi ne mes te nje black out-i. Duke pershkruar terrin qe zgjati me shume se 1 ore e 30 minuta, ky sajt ka shkruar per protestat e tifozeve shqiptare, nderkohe qe ka perdoruar dhe sarkazmen duke percaktuar situaten si “nje simbol te asaj qe eshte Shqiperia”.

E mirepritur nga mijera tifoze qe donin te shikon ne stadiumin e Tiranes disa prej yjeve te futbollit boteror, kjo ndeshje do te ishte edhe nje reklame e mire per kryeqytetin shqiptar. Por ja qe nuk qe e thene. Fati i kesaj ndeshjeje dhe imazhit te Tiranes kishte mbetur tek dhembet e nje brejtesi, i cili permbysi gjithcka dhe mediat e huaja shkruajten serish per terrin ne kryeqytetin shqiptar.

Top Channel