Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni eshte nisur sot drejt Shteteve te Bashkuara, per te perfaqesuar Kosoven ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se.

Sipas nje komunikate per shtyp te publikuar nga Ministria e Jashtme ne Prishtine, gjate vizites se tij Hyseni do te takohet edhe me ambasadore te vendeve te ndryshme qe jane anetaresuar se fundmi ne KS.

Takimi i Keshillit te Sigurimit, ne te cilin do te diskutohet per Kosoven do te mbahet me 22 janar. Serbia ne kete seance do te perfaqesohet nga presidenti Tadic dhe ministri i Jashtem Jeremic.

Top Channel