Real Madrid, Kaka kthehet ne “ceshtje dite”

19/01/2010 15:00

Kaka po kthehet ne nje “dhimbje koke” per ambientin e Real Madrid. Ylli brazilian i blere ne vere per te ndryshuar gjendjen e skuadres dhe per te dhuruar magjite e tij, ka dhene shume pak, ose me sakte, aspak dhe gazeta “AS” ka marre persiper te beje nje analize te gjendjes aktuale te lojtarit.

“Rendimenti i tij shihet qarte. Eshte vite drite larg nga koha kur ishte lojtari me i mire ne bote. Nuk arrin te beje diferencen ne fushe”, shkruan gazeta, duke kritikuar ne nje fare menyre shpenzimin marramendes prej 65 milione dollaresh per ta marre brazilianin ne Madrid.

“Trajneri Pellegrini eshte i alarmuar pasi nuk di cfare vendi t’i gjeje ne fushe”, shton “AS”.

Kaka ka shenuar vetem 4 gola me fanelen e Real Madrid, nje prej te cileve ne Champions League. Te shtunen ne humbjen 1-0 ndaj Athletic Bilbao ai u aktivizua ne sulm bashke me Cristiano Ronaldo dhe Benzema, por skuadra mbreterore nuk arriti t’i shpetoje deshtimit ne stadiumin “San Mames”.

Top Channel