Kupa e Liges, Mancini mund Ferguson

19/01/2010 23:55

Mancini mundi Ser Aleks Ferguson, pasi ekipi i italianit Siti mposhti 2-1 Mancester Junajtid ne ndeshjen e pare gjysem finale te Kupes se Liges, fale dopjetes se Karlos Tevez.

Djajte e Kuq e nisin lojen me mire, duke kaluar te paret ne avantazh me ane te Gigs ne minuten e 17. Por  ne fundin e saj, gjyqtari dha nje 11 metersh te dyshimte per Sitin qe u shnderrua ne gol nga Tevez.

Me rifillimin e lojes, Junajtid kerkoi te mbroje kete barazim, nderkohe qe Siti u hodh ne sulm ne kerkim te golit te fitores. Ne te 65 minute vendasit kaluan ne avantazh serish me Tevez.

Perpjekjet e shumta te skuadres se Ser Ferguson per te barazuar ndeshjen nuk u finalizuan me gol duke bere qe ndeshja te perfundoje me fitoren e vendasve.

Tashme 90 minutat ne Old Traford qe do te luhen javen e ardhshme, do te vendosin se cila nga keto dy skuadra do te luaje ne finalen e madhe ne Uembli.

Top Channel