Pasuria marramendëse e Rita Ora-s, arrin në 5.5 milionë euro fitimi brenda një viti
Florence and the Machine, Lady GaGa, Lily Allen, JLS dhe Pixie Lott jane emrat me nga tre nominime per “Brit Awards” qe konsiderohet si “Oscar-i i muzikes angleze”.
Gjithcka ka shkuar sipas parashikimeve por me nje detaj te vogel qe mund te vihet re lehte. Zbulimi Susan Boyle me albumin “I Dreamed a Dream”, nuk eshte nominuar per asnje cmim edhe pse rezulton si albumi i debutimit me i shitur ne Angli.
Lady GaGa qe ka shitur me shume kenge se cdo artiste tjeter, konkurron ne kategorine “Artistja me e mire nderkombetare”, “Debutuesja me e mire” dhe “Albumi me i mire”. Florence and the Machine ndodhet ne krye te klasifikimit britanik, ndersa grupi JLS konkurron ne kategorine “Grupi me i mire” bashke me Doves, Friendly Fires, Kasabian dhe Muse.
Per cmimin “Artisti me i mire anglez”, Robbie Williams do perballet me Calvin Harris, Dizzee Rascal, Mika dhe Paolo Nutini. Ceremonia e ndarjes se cmimeve do zhvillohet ne 16 shkurt ne “Earls Court Arena” te Londres.
Top Channel