Eshte rikthyer ne futbollin shqiptar, duke u shnderruar si nje nga perforcimet me te bujshme te merkatos se dimrit nga te gjitha klubet.
Behet fjale per Emiliano Vilen, sulmuesin durrsak, i cili ka zgjedhur Dinamon si skuadren e tij per 6 muajt e ardhshem te karrieres se tij. Ka mberritur ne formen e huazimit nga Dinamo e Zagrebit dhe nuk e konsideron ulje te karrieres rikthimin ne Shqiperi.
Sikurse thote Vila, eshte i gatshem per t’u treguar te gjitheve cfare eshte ne gjendje te beje me fanellen blu. “Kartonin tim e disponon Dinamo e Zagrebit. Mbase e kane bere kete huazim per te me maturuar profesionalisht. Do ta shikoni shume shpejt formen time sportive”. Me ekipin e ri ka pasur vetem pak dite ne dispozicion.
Gjithsesi, si fillim, ai eshte i kenaqur me integrimin e deritanishem. Por menjehere eshte futur ne teme dhe flet per derbin ndaj Tiranes, ku do te beje edhe debutimin e tij zyrtar me blute.
“Do te jete nje ndeshje e forte perballe nje rivaleje. Edhe pse bardheblute nuk jane ne momentin e duhur, derbi dihet gjithnje qe eshte i forte dhe i rivalizuar. Shpresoj qe te jap me te miren time ne kete sfide”. Lojtari u jep 80% titullin dinamoviteve, edhe pse mbetet edhe gjysma e sezonit per t’u luajtur. Do te jemi nje ekip shume i forte per t’u mundur dhe kam besim qe jemi kampione te Shqiperise. Jemi shume afer titullit kampion. Por edhe rivalet duhen respektuar. Flas ketu per Besen, Tiranen, edhe pse kjo e fundit s’po kalon nje moment te mire.
Top Channel