Kompania amerikano-turke “Bechtel-Enka” eshte shpallur fituese e tenderit per ndertimin e autostrades Morin-Merdare ne Kosove.

Lajmin e ka bere te ditur vete ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, i cili gjithesesi nuk ka saktesuar se sa do te jete kostoja e ndertimit.

Sipas mediave kosovare, te cilat kane bere nje vleresim te perafert, kostoja e rruges do te jete nga 700 deri ne 800 milione euro.

Autostrada Morin-Prishtine-Merdare ka nje gjatesi prej 103 kilometrash, ajo do te kaloje ne tete komuna dhe me asfalt do te mbulohen 1.062 hektare toke.

Kompania “Bechtel-Enka” njihet ne Ballkan edhe per faktin se ka fituar tenderin e ndertimit te rruges Durres-Kukes ne Shqiperi.

Top Channel