Irak, sulmohet zyra e OJQ-se, 5 te vrare

18/01/2010 19:10

Nje grup personash te armatosur kane sulmuar zyren e nje organizate joqeveritare ne Bagdad, duke vrare pese persona, 4 burra dhe nje grua.

Ngjarja ka ndodhur ne veri te kryeqytetit iraken, ne lagjen “Adhamija”, bejne te ditur agjencite lokale te lajmeve.

Sipas burimeve, atentatoret shperthyen edhe nje autobombe prane nje makine ushtarake, jo shume larg zyres se OJQ-se, duke plagosur dy ushtare.

Top Channel