Gezim Kame, rrugetim mes 4 dekadave dashuri

18/01/2010 19:05

Ata jane martuar prej 38 vjetesh fale nje prezantimi qe u beri nje mikesha e tyre. Ai vazhdonte Akademine e Arteve per aktor, ndersa ajo fakultetin per frengjisht.

Ai jetonte ne Tirane, ndersa ajo ne Lezhe. Mirekuptoheshin te dy per mrekulli. Edhe pse u ka ndodhur shpesh te flasin per jeten e tyre sot ne vendin e tyre te preferuar, 20 kilometra lag Tiranes, duket sikur kjo histori e bashkejeteses se tyre tregohet per here te pare. Me ndjesine e femres se dashuruar, Antonela kujton takimet e ciftit Kame 4 dekada me pare.

“Te vije ne Lezhe duhej te kaloje disa peripeci dhe nganjehere ai vinte ne kembe nga Laci”, shprehet Antoneta. Antonela thote se jeta e tyre ka nisur e thjeshte, ne nje dhome te vogel qe ua ofroi dikush ne kryeqytet. Me pas, cifti Kame u be me femije. Djali erdhi i pari ne jete dhe pas 11 vjetesh vajza. Antoneta i zgjedh momentet ne fjale si me te bukurat e bashkejeteses se tyre.

“Lindi  djali, pastaj edhe e vajza. Gezimi dukej sikur vetem ai ishte bere me vajze ne kete bote”, shprehet ajo. E embel, pa kompleksin per te thene ate qe ndjen, ajo tregon se te ishe ne krahun e regjisorit me ambicje, duhet te beje kompromise. Antonela vecon njerin prej tyre.

“Meqe e kishte pasion dramaturgjine, une u terhoqa dhe beja nje pune te thjeshte per t’u marre me familjen dhe gjithe vemendja ishte drejtuar tek karriera e Gezimit”, pohon Antonela. Te lumtur per ate qe kane arritur, te shplodhur tashme nga vorbulla e jetes intensive te kryeqytetit per vite e vite me radhe, Gezim dhe Antoneta Kame tashme kane arsye te hedhin syte mbrapa dhe te ndjehen, pikerisht ashtu, te lumtur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel