Fshati qe u be i famshem nga futbolli…i femrave

18/01/2010 19:20

Ne fillim gjithcka nisi si nje bisede familjare. Shume njerez qe degjuan mbi nje projekt te tille u treguan skeptike, por shpejt endrra do te kalonte kufijte e fshatit te vogel dhe do te merrte jete ne qendrat me te medha sportive urbane ne vend.

Ky rrefim eshte historia e nje grupi vajzash dhe i nje fshati i cili po perjeton nje realitet te bukur te lidhur me nje nga pasionet me te vjetra te Shkodres, sportin. Fshati ku do ndalojme quhet Juban dhe loja qe disa vajza praktikojne eshte futbolli. Ferdinand Jaku eshte presidenti i ekipit. Ai tregon se si i lindi ideja per te ngritur nje ekip te tille dhe sidomos ne fshat.

“Ekipi i Juban Danja ka 5 vite qe eshte ngritur. Idea ishte shume spontane ne famiilje, pse te mos kemi nje ekip femrash? Ne te vertete ishte shume e veshtire, por fillimisht kam afruar prane ekipit njerez te mi te afert dhe avash avash jane ofruar edhe te tjere. Ne kemi pasur mbeshteteje morale nga i gjithe fshati”, thote presidenti. Qe nga lindja e idese e deri me tani, ekipi i Juban Danja ka kaluar cdo parashikim.

Ata jane sot pjese e kampionatit kombetar te futbollit per femra. Ne kete moment skuadra ndodhet ne fazen pergatitore. Gjon Ndreka eshte trajneri qe u ka mesuar ketyre vajzave ABC-ne e futbollit. “Une kam kater vite qe stervis ekipin e Jubanit. Ne fillim kemi luajtur ne fusha minifutbolli deri sa kemi kaluar me pas ne fusha te medha 11 me 11. Perkushtimi kryesor i ketyre vajzave eshte qe te paraqiten sa me mire. Stervitemi 3 here ne jave. Ne ketu kemi gershetuar pergatitjen atletike me ate fizke. Eshte e veshtire te punosh me vajza, por per mua eshte ky ekip qe me ka dhene emer pasi me djemte nuk me njihte kush”, thote Gjoni.

Pasioni i ketyre vajzave per futbollin eshte i lavderueshem. Loreta Jaku eshte lojtarja e pare qe eshte afruar ne ekipin Juban Danja. Ajo eshte nene e nje femije te mitur, por kjo nuk e pengon aspask te ndjeke rregullisht stervitjet. Edhe sot ajo ndodhet prane ekipit. “Une kam kater vite qe stervitem me ekipin e Jubanit. Roli im eshte qendermbrojtese. Ne fillim kam lujatur me kishen dhe qe aty me lindi deshira per futbollin. Me familjen nuk kam pasur probleme, ata me kane kuptuar. Edhe bashkeshorti nuk me ka penguar. Nuk eshte se ai me ndjek rregullisht, por kuptohemi mire. Veshtire eshte pak me djalin, por jam perpjekur qe kur jam me stervitje te me ndihmojne te tjeret”, shprehet ajo.

Ekipi i futbollit te femrave te fshatit Juban eshte i formuar me se shumti nga vajzat e ketij fshati. Futbolli per keto vajza eshte gjithcka. Ne nje fshat ku argetimi mungon, kjo loje eshte nje nga gjerat e pakta qe i ben keta njerez te ecin perpara. Vajzat e futbollit te Jubanit jane tashme emblema e fshatit. Per banoret e ketij fshatit ato jane krenaria me te cilen ata mburren kudo ne Shkoder. Ne i ndjekim vajzat kudo, ne cdo ndeshje. Per Jubanin ato jane e vetmja kenaqesi. Per ne ekipi i futbollit te femrave eshte kenaqesia me e madhe qe kemi”, shprehet nje banor i fshatit.  

Top Channel