Kryeministri i Kosoves ka realizuar viziten e pare ne Komunen e Shterpces pas zgjedhjeve lokale qe nxoren fitues nje serb.
Bratislav Nikolic, kryetari i sapozgjedhur i Komunes se Shterpces ka pritur te parin e qeverise se Kosoves ndersa te dy zyrtaret se bashku jane zotuar per bashekpunim ne permiresimin e jetes se kesaj komune me popullatw te perzier shqiptaro-serbe.
“Kryeministri na ka dhene mbeshtetje te plote si perfaqesues legjitim te komunes se Shterpces,dhe sic e dini te gjithe, komuna jone eshte nje shembull i mire i jetes multietnike ne Kosove ku shqiptaret dhe serbet jetojne se bashku. Per te gjitha projeektet te cilat i kemi ne plan per ti realizuar ne kete periudhe e kemi mbeshtetjen e plote te qeverise se Kosoves”, deklaroi kryekomunari Nikolic.
Komuna e Shterpces deri ne zgjedhjet e nentorit eshte udhehequr paralelisht nga shqiptaret dhe nje strukture paralele serbe qe financohej nga Beogradi. Te dyja ekipet bashkeqeverisnin ne te njejten ndertese. Megjithate pas zgjedhjes se Nikolic, ky i fundit raportohet se nuk ka lejuar rifutjen ne ndertesen e komunes te zyrtareve serbe qe financohen nga Beogradi.
Me kete Shterpca duket te jete nje nga komunat e para qe ka perfunduar eren e strukturave paralele duke nisur nje etape te re te bashkejeteses mes shqiptareve e serbeve.
Top Channel