Raportuesi i Parlamentit Europian per Serbine, eurodeputeti slloven, Jelko Kacin, vleresoi se vendimi i qeverise se Serbise per te derguar note proteste dhe per te terhequr ambasadorin ne konsultime ne Beograd, pasi Mali i Zi vendosi marredhenie diplomatike me Kosoven, paraqet nje hap prapa, i cili e demton gjithe rajonin.

Serbia, me disa nga veprimet e saj, tregon se nuk mundet ndryshe pos qe kur e ben nje hap para, njekohesisht e ben edhe nje hap mbrapa”, deklaroi Kacin per portalin “Analitika”.

Ai theksoi se marredheniet e fqinjesise se mire ne Ballkanin Perendimor duhet te zhvillohen me respektimin e sovranitetit te te  gjitha shteteve, pasi ato nuk mbajne pergjegjesi vetem per te ardhmen e tyre, por edhe per perparimin e rajonit.

Ne pyetjen, nese me veprimin e Beogradit ndaj Podgorices eshte rrezikuar bashkepunimi rajonal, si nje prej parakushteve kryesore per hyrjen ne BE, Kacin tha se deshiron te perkrahe Serbine ne rrugen e saj drejt BE-se, por disa reagime qe vijne nga Beogradi gjithsesi nuk mund te kene admirimin apo pelqimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA