Presidenti i sapozgjedhur i Kroacise, Ivo Josipovic, ka konfirmuar se ne ceremonine e perurimit te tij, eshte i ftuar edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, pavaresisht kushtezimeve te Presidentit serb Tadic.
Ai ka thene se ftesat per pjesemarrje ne inaugurim u jane derguar te gjitha vendeve, me te cilat Kroacia ka marredhenie diplomatike.
I pyetur te komentonte deklarimin e Presidentit serb se nuk do te marre pjese ne inaugurimin e tij, nese ne Zagreb do te jete edhe Presidenti i Kosoves, Josipovici ka thene se Zagrebi nuk ben dallime, ndonese do te kete mirekuptim per nevojat specifike qe Serbia ka lidhur me raportet me Kosoven.
“E kuptoj se kemi mendime te ndryshme me Serbine sa i perket Kosoves dhe faktit qe Kosova eshte shtet. I kuptoj traumat qe Serbia ka per shkak te kesaj. Por gjithashtu kuptoj realitetin qe ne kemi marredhenie diplomatike me Kosoven. Ne e kemi njohur Kosoven shtet dhe duhet ta trajtojme ate ashtu si cdo vend tjeter”, ka thene Josipivici. Nderkohe, ne Presidencen e Kosoves thuhet te mos kete arritur ende ftesa.
Top Channel