Ferrara nuk dorezohet: Mund t’ia dalim

17/01/2010 19:10

Megjithe humbjes se shtate sezonale ne Serine A, e katerta ne pese ndeshje dhe e dyta pa shenuar gol ne porten kundershtare, trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara nuk terhiqet.

“Eshte nje periudhe e tejet e veshtire, por ne kemi cilesite per te dale prej saj. Nuk kerkoj alibi. Te gjithe dhane maksimumin ne fushe dhe u perpoqem qe ne pjesen e dyte te takimit te mbyllnim Kievon ne fushen e saj, megjithese raste te pastra per shenim nuk kishim”, deklaroi tekniku bardhezi pas humbjen ne Verona.

Megjithese Juventus ndodhet ne nje situate jo shume komode ne klasifikimin e Serise A, trajneri napolitan, Ferrara nuk ka pranuar ne asnje moment doreheqjen, ndersa prej drejtuesve te Zonjes se Vjeter ende asnje reagim zyrtar nuk ka dale pas rezultateve zhgenjyese te skuadres.

Top Channel