Mijera fermere greke bllokuan disa akse kryesore rrugore qe lidhin zonat veriore me Athinen, ne shenje proteste ndaj krizes qe po kalon sektori i tyre.

Fermeret bllokuan rruget hyrese qe lidhin zona te Selanikut dhe disa qyteteve te tjera veriore me Athinen me traktore, si mjet proteste ndaj mungeses se tregut dhe cmimeve te uleta te prodhimeve te tyre.

Perfaqesues te protestuesve njoftojne se protesta eshte vetem ne fillimet e saj dhe se ne ditet ne vazhdim ajo do te pershkallezohet. Veshtiresi te medha do te kene te gjithe emigrantet, te cilet do te ikin ne Shqiperi ose qe vijne ne Greqi pasi fermeret vendas kane bllokuar rrugen Selanik-Shqiperi.

Fermeret kane bllokuar serish rrugen nacionale Athine-Selanik, te cilet nuk kane deklaruar afat, gjithashtu ne te njejten kohe eshte mbyllur edhe Egnatia Odho. Rruga nacionale Athine-Selanik do te mbyllet nga traktoret e fermereve ne Kastro Viotias, me mbyllje paralele edhe te rruges te vjeter ne Tithorea.

Keto dy bllokime jane te mjaftueshme qe te mos kaloje asnje makine ne drejtim te Selanikut ose anasjelltas. Bllokimi i trete i rruges eshte ne Alamana. Dy bllokime, nje ne Kerdhilion, ku pritet te mbyllin fermeret e Seres dhe bllokimi i dyte i rruges do te behet ne Kavala. Ne Bogaciku arriten fermeret e Kosturit dhe qe prej ores dy ne mesdite do te bllokojne cdo nje ore rrugen Selanik-Shqiperi.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA