Ndalet Manchester City

16/01/2010 20:30

Pas kater fitoreve radhazi Manchester City i drejtuar tashme nga italiani Mancini ka pesuar humbjen e pare.

Ekipi i sheikeve arabe eshte mundur 2-0 nga Evertoni fale golave te Pjenar dhe Luis Saha ne pjesen e pare.

Nuk ka patur asnje fitues sfida mes Stoke City dhe Liverpool qe ka perfunduar ne barazim 1-1, nje rezultat qe mban skuadren e Benitez larg zones se Champions.

Vetem ne pjesen e dyte, te kuqte e Benitez filluan te tregojne cilesite perballe modesteve te Stoke.

Madje ne minuten e 58-te ata kaluan ne avantazh, fale grekut Kyrgiakos. Por pas kesaj minuta loja ndryshoi ne favor te vendasve te cilet u hodhen ne sulm ne kerkim te barazimit.

Perpjekjet e tyre jane shperblyer ne minuten e 90, atehere kur gjermani Hut i harruar nga mbrojtja e Liverpoolit, shenoi golin e barazimit, duke i prishur fitoren aq shume e deshiruar nga Benitez. 

Top Channel