Per studenten e kimise, Saranda Kastrati epruvetat dhe formulat kimike jane pjese e zkonshme e studimit. Por kur te filloje viti i ri akademik, Saranda dhe gjithe studentet e tjere te Universitetit te Prishtines, do t’i rikthehen studimit te gjuhes shqipe.
Rektori i ketij universiteti, Muje Rugova ka propozuar qe lenda e “Shkrimit dhe komunikimit ne shqip” te jete detyruese per te gjitha fakultetet e ketij universiteti.
“Une personalisht jam shume pro kesaj ideje, duke marre per baze se gjuha shqipe gjithnje e me shume po perfiton ndryshime, duke u nisur nga barbarizmat dhe fjalet e huaja, jo vetem nga shtetet fqinje, por edhe nga gjuha angleze. Duke u nisur nga ky fakt, edhe ne qe studiojme shkencat ekzakte jam dakord qe gjuha shqipe te jete jo nder lendet me zgjedhje, por nje lende me detyrim”, eshte shprehur Saranda.
Rektori i Universitetit te Prishtines e arsyeton kete ide te tijen duke u nisur nga nje pervoje 40-vjecare si profesor ne kete institucion.
“Mund ta kuptosh nje student se nga cfare zone e Kosoves vjen, vetem pas tre fjalive. Kjo nenkupton se pjesa me e madhe e studenteve nuk ja ve veshin gjuhes”, u shpreh Rugova.
Nevoja per njesimin ne komunikim dhe ne te shkruarin e gjuhes shqipe ne Kosove, eshte e dukshme edhe ne rruget e kryeqytetit.
Nga hyrja e Prishtines deri ne qender, reklamat e pakta ne shqip kane jo pak gabime.
“Kozmetike” behet “kozmetik”, “dyqani i kepuceve”, behet “dyqani i kepucave”, ndersa ne qender te Prishtines, “Gezimi” behet “Gzim”.
“Ndikimi qe kishte bere gjuha serbe dhe pashkakesia e intelektualeve qe u morren me perkthimin e librave te shkencave juridike, filozofike etj, e gjithe kjo nuk prodhon gje tjeter vecse kete gjendje qe kemi ne”, eshte shprehur Isa Bajzinca, perfaqesues i “Shoqates per mbrojtjen e gjuhes shqipe”.
Te gjithe ne Kosove pranojne se perdorimi i drejt i gjuhes eshte pothuajse alarmant, megjithate pas pavaresise se Kosoves, ndryshimit te flamurit dhe himnit, edhe gjuhes shqipe duhet t’i kthehet vemendja e duhur dhe rendesia qe per shkaqe historike i eshte mohuar dikur.
Top Channel