Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon i ka bere thirrje Serbise dhe Kosoves qe te lene menjane dallimet e tyre mbi ceshtjen e statusit dhe te bashkepunojne per te miren e rajonit.

“Kerkoj fleksibilitet persa i perket percaktimit te menyres se perfshirjes se Kosoves ne mekanizmat rajonale dhe nderkombetare, qe eshte dicka thelbesore per zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjate ne rajon”, eshte shprehur Ki Moon ne raportin e tij derguar Keshillit te Sigurimit.

Numri 1 i Kombeve te Bashkuara vlereson se raportet mes autoriteteve kosovare dhe UNMIK-ut jane permiresuar, pas nje periudhe ftohjeje me perfaqesuesin Lamberto Zannier.

Ki Moon shton me tej se situata e pergjithshme e sigurise ne Kosove eshte “relativisht e qete, por jashtezakonisht e ndjeshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA