Sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic i ka cilesuar si “te rrezikshme” deklaratat e kreut te ICO-se Piter Feith, per integrimin e veriut te Kosoves.

“Deklarata e Feith per integrimin e pjeses veriore ne institucionet e Kosoves perben nje rrezik te madh, pasi ushqen ambiciet e shqiptareve per te marre nen kontroll veriun”, ka deklaruar Ivanovic.

Ai ka theksuar se institucionet serbe ne Kosove nuk jane struktura paralele, por institucione tek te cilat pakica serbe ka besim.

“Te gjithe serbet e Kosoves deklaratat e Feith i marrin si deklarata te qeverise se Kosoves dhe kjo eshte nje tragjedi e vertete”, ka nenvizuar Ivanovic.

Ai ka shtuar me tej se keto deklarata jane te rrezikshme pasi veriu i Kosoves sipas tij ka nje pozite specifike politike dhe gjeografike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA