Brkiç, shumë pranë kalimit te Tirana

16/01/2010 12:55

Edhe pse drejtuesit e lartë të Tiranës e kanë deklaruar të mbyllur impenjimin e tyre në merkaton e janarit, duket se ata nuk kanë ndërmend të nënvlerësojnë një mundësi për afrimin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mlladen Brkiç.

Burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas bëjnë të ditur se afrimi i lojtarit në fjalë është shumë i mundshëm dhe ka gjasa që të ndodhë në ditët e ardhshme.

Gjithsesi, vështirësitë për realizimin e kësaj tratative qëndrojnë te drejtuesit e Apolonisë, të cilët nuk duan ta pranojnë që pas Haxhibuliç, të privohen edhe nga sulmuesi tjetër i tyre, Brkiç.

Tirana për momentin vazhdon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku dje ka zhvilluar edhe një miqësore ndaj një skuadre të kategorisë së tretë turke, të cilët e kanë fituar takimin me rezultatin 2-1. Sipas informacioneve që vijnë nga kampi bardheblu, futbollistët po demonstrojnë një formë të mirë, gjë që kënaq trajnerin Tafaj.

Top Channel