Komandanti suprem i NATO-s, James Stavridis ka konfirmuar lajmin se gjate ketij viti Aleanca do te reduktoje trupat ne Kosove.

Stavridis ka vleresuar se Kosova ka bere hapa te medha perpara, duke pasur parasysh situaten ne te cilen ndodhej vite me pare.

“Ne Kosove kemi te bejme me nje histori suksesi. Shpesh here, kur jam i shqetesuar per Afganistanin, perpiqem te kujtoj se ne vitet 90 kur hidhnim veshtrimin nga Ballkani degjonim shume deshperim dhe pesimizem. Por tani situata ka ndryshuar”, ka pohuar Stavridis.

“Pra, Ballkani eshte nje histori suksesi nga e cila mund te mesosh. Une kam mendim pozitiv per ate qe po ndodh ne Kosove”, ka theksuar ai.

Oficeri i larte ka shtuar me tej se bazuar ne kete situate, trupat e NATO-s do te reduktohen fillimisht nga 15 mije ne 12 mije dhe me pas ne 10 mije.

Top Channel