Kosove, bie numri i te prekurve nga gripi A
15/01/2010 13:55
Ne Kosove eshte regjistruar nje renie e numrit te pacienteve te infektuar nga virusi A/H1N1.
Autoritetet shendetesore lokale njoftojne se numri i pacienteve qe po marrin mjekim ne qendrat spitalore eshte shume i vogel.
“Ne tre javet e fundit kemi evidentuar nje renie te ndjeshme te pacienteve qe kerkojne ndihme. Aktualisht ne shkalle vendi jane vetem 6 paciente te shtruar ne spitale, gjendja e te cileve eshte e qendrueshme”, kane deklaruar autoritetet.
Ato shtojne me tej se te infektuar mund te jene edhe dy gra shtatezena, nderkohe qe paralajmerojne se nje vale e re infektimi pritet te regjistrohet ne muajt ne vazhdim.
Top Channel