Kombetarja miqesore me I. e Veriut me 3 mars

15/01/2010 19:30

Pas rreth 2 javesh grumbullim ne Turqi ku trajneri Josip Kuzhe ka testuar disa nga te rinjte e te ardhmes kuqezi, Federata Shqiptare e Futbollit ka rezervuar nje ndeshje miqesore me Irlanden e Veriut ne Tirane me 3 shkurt.

Ky do te jete testi i pare i perfaqesueses sone perpara eliminatoreve te Europianit dhe ne te njejten kohe prova e pare e skuadres se Josip Kuzhe, pasi trajneri kroat mori drejtimin e kuqezinjve 3 ndeshjet e fundit te fazes se grupeve te boterorit te Afrikes.

Gjithsej perfaqesuesja kuqezi ka zhvilluar 8 ndeshje me Irlanden e Veriut dhe te gjitha keto per kampionat boteror dhe europian.

Kjo do te jete ndeshja e pare miqesore mes Shqiperise dhe Irlandes se Veriut.

Nga keto ndeshje perfaqesuesja jone ka fituar vetem 1, ne vitin 1997 1-0, ndeshje e zhvilluar ne fushe asnjanese ne Zvicer.

Nderkohe bilanci vazhdon me dy barazime dhe 5 fitore te irlandezeve.

Top Channel