Hiddink drejt Liverpool, Benitez “joshet” nga Juve

15/01/2010 15:00

Guss Hiddink mund te bashkohet me skuadren e Liverpool per te ringjallur “The Reds” pas gjysmes se ketij sezoni qe ka rezultuar katastrofik.

Trajneri i Rusise ka shprehur deshiren per te shkuar ne “Anfield Road”, pasi duket se rruga e Rafa Benitez ne Liverpool eshte drejt fundit. Ai mund te bashkohet me Juventusin, pasi edhe tek bardhezinjte posti i trajnerit mund te jete vakant shume shpejt.

Zerat per mosmarreveshje te medha mes Benitez dhe Gerrard jane shtuar kohet e fundit dhe kjo eshte nje tjeter arsye qe e largon edhe me shume spanjollin nga “The Reds”. Pak dite me pare u fol per kalimin e Hiddink tek Juventus, por paga e holandezit (7 milione euro ne vit) eshte e paperballueshme per bardhezinjte.

Top Channel