Bojkoti “ngrin” strukturat e PS

15/01/2010 08:15

Bojkoti disamujor i Kuvendit nga grupi parlamentar socialist ngrin strukturat vendimmarrese te saj, siç eshte Kryesia.

Prej me se 3 muajsh, Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnje mbledhje te kesaj strukture, pavaresisht aksionit te ngjeshur politik me protesta.

E njejta gje ndodh edhe me grupin parlamentar. Per shkak te bojkotit nuk ka ende nje emer qe do ta drejtoje ate, ndersa hera e fundit kur deputetet jane thirrur ne mbledhje eshte ne fillim te muajit dhjetor, ku iu be me dije vendimi per te vijuar me tej aksionin e protestave.

Vendimet kryesisht jane marre nga ajo qe zakonisht quhet kryesia e vogel, me nje grup te vogel drejtuesish kryesore si Rama, Ruçi, Dokle, Xhafaj, Majko.

Mbledhja e fundit e Kryesise se PS-se eshte zhvilluar ne daten 13 tetor, ku u vendos qe te bojkotoheshin zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

Kjo mbledhje, per shkak te ketij vendimi kaloi me debate te ashpra, per shkak te kundershtimeve te deputeteve te asaj çka eshte cilesuar Levizja per Mendimin Ndryshe.

Top Channel