Te jesh “xhuxh” ne nje bote “gjigandesh”

14/01/2010 19:40

Po udhetojme ne nje bote te cuditshme, nje bote gjigandesh, ku xhuxha quhen ata qe kane trup normal.

Do flasim per menyren sesi edhe te quhesh normal, eshte teresisht relative. Njeriu qe do na ndihmoje ta kuptojme kete eshte Fishta. Nuk behet fjale per poetin e vjeter por per nje basketbollist te ri. Quhet Jakup Fishta. Eshte lojtari me i cuditshem shqiptar i ketij sporti ne ligen profesioniste.

Ne Federaten Shiptare te Basketbollit, emri i djaloshit verior permendet per nje arsye madhore. Ai eshte basketbollisti me i shkurter ne Divizionin A te Kampionatit Shqiptar te Basketbollit, 1.75 metra pa atlete dhe 1.77 me atlete. Mesa duket kemi prekur ne piken e dobet te basketbollistit.

Ne shume sporte gjatesia nuk eshte primare por kur mbrojtesit e ekipit kundershtar jane nga 200 e me shume centimetra te gjate, disa centimetra me shume te nxjerrin nga situata. Afrim Bilali nje nga basketbollistet me te mire shqiptare dhe kapiten i Valbones tregon per shokun e vogel te skuadres.

“Une jam 195 cm. Basketbolli luhet me zemer dhe me mend dhe Jakupi i ka keto, thjesht do pak stervitje me teper. Gjatesine nuk e ka por e mbulojme ne per ate”, shprehet Bilali. Por me mire se kushdo, Jakupin e njeh trajneri i suksesshem i ekipit, Adem Muhametaj. “Duhet te kesh deshire dhe inteligjence te cilat Jakupi i ka”, thekson trajneri. Por si e gjeti veten Jakup Fishta tek ekipi i Vabones? “Kam 7 vjet qe luaj. U shkeputa 2 vjet dhe rifillova serish”, pohon ai.  Dhe ne moshe te vogel kuptoi qe nuk i kishte te gjitha per te qene basketbollist, por sidoqofte ia doli.

Top Channel