Termeti ne Haiti, shembet pallati presidencial

13/01/2010 01:35

Pasojat e termetit ne Haiti mund te jene katastrofike per kete vend. Raportohen dhjetra ndertesa te shembura mes te cilave edhe pallati presidencial. (UPDATE)

Lajmi njoftohet prej televizionit shteteror vendas, ku shtohet se dhjetra persona kane mbetur te bllokuar edhe ne spitalin e nje qyteze mjaft prane epiqendres se termetit.

Nderkohe ambasadori haitian ne Uashington njofton se menjehere pas lekundjeve ka patur nje bisede telefonike me shefin e stafit presidencial te vendi te tij, Fritz Longchamp, i cili e ka siguruar qe presidenti ndodhet mire dhe i sigurte.

Shtohet gjithashtu se lekundjet sizmike kane demtuar rrjetet e telekomunikacionit cka ka sjelle edhe konfuzion dhe veshtiresi ne raportime.

Top Channel