Termeti ne Haiti, dhjetra te vdekur

13/01/2010 02:55

Dhjetra viktima dhe qindra ndertesa te kthyera ne rrenoja. Ky eshte bilanci i serise se termeteve te njepasnjeshme qe goditi Haitin ne oret e vona te dites se marte.

Autoritetet raportojne mbi 100 persona te vdekur, pjesa me e madhe e te cileve ne nje qender spitalore. Gjithashtu autoritetet i druhen nje perkeqesimi te bilancit te fatkeqesise, pasi thuajse ne te gjithe territorin e prekur prej termetit vazhdojne ende kerkimet.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes fillimisht me presidentin Barak Obama me pas edhe me ane te Sekretares se Shtetit Hillari Klinton dhe mjaft vende te tjera i kane ofruar ndihme materiale si dhe kane derguar grupe kerkimore ne terren per te hulumtuar per te mbijetuar mes rrenojave.

Top Channel