Schumi: Ne piste rifitova reflekset

13/01/2010 08:30

Ndihet nje tjeter njeri tashme qe i eshte rikthyer asaj qe di te beje me mire, te ngase nje makine te Formula 1.

Behet fjale per 7 here kampionin e botes Michael Schumacher, i cili duhet t’ia faturoje nje pjese te kesaj kenaqesie, kembenguljes se presidentit te Ferrarit qe e bindi te rikthehej ne piste. Pas testeve te para ne Jerez, Schumi thekson se ka rifituar reflekset.

“Dita e djeshme ishte pozitive sepse pas shume kohesh arrita te ulem serish ne nje makine standart te Formula 1. Ia vlejti edhe pse koha nuk ishte ajo qe mund te deshironim”, pohoi piloti 41 vjecar. Ai ka ne dispozicion edhe dy dite te tjera dhe me pas do nise testet me makinen e sezonit 2010 ne pisten e Valencias.   

Top Channel