Regjistrimi i prones, Shqiperia hapa prapa

13/01/2010 08:00

Shqiperia humbi tete vende ne renditjen boterore te lehtesise, me te cilen nje biznes blen dhe regjistron nje prone gjate vitit 2009, sipas te dhenave te raportuara nga programi “Te berit biznes” i Bankes Boterore.

Shqiperia eshte tashme e 70-a ne bote per veshtiresite qe u krijon bleresve dhe shitesve te pronave te patundshme, nderkohe qe pati qene ne vend te 62 ne vitin 2008. Ne Shqiperi duhet te kryheshin 6 procedura qe kerkojne se bashku 42 dite kohe ne rastin me te mire per te kaluar nje prone nga nje pronar te nje tjeter.

Ne vendet e zhvilluara kryhen zakonisht 4.7 procedura dhe shpenzohen mesatarisht 25 dite. Kostoja e dokumenteve per transferimin e pronesise u grabit shqiptareve 3.4 per qind te vleres se prones. Reformat ne menaxhimin e sistemit te regjistrimit te pronave te patundshme jane zhvilluar gjate 20 viteve te fundit dhe duket se e kane shtuar kaosin.

Raporti i “te berit biznes” merr ne analize shitblerjen e nje prone qe figuron ne regjistrin final, por problemi eshte se shumica e pronave ne Shqiperi jane regjistruar ne ate qe quhet “regjistri i perkohshem”, i hapur ne vitin 1994. Nga regjistri i perkohshem jepej nje “vertetim pronesie”, i cili nuk konsiderohet i vlefshem as per ta dhene pronen me qira, as per ta shitur e as per ta lene peng.

Qe nga viti 2004 ka filluar te funksionoje regjistri i perhershem, por transferimi i pronave behet ne menyre manuale dhe me kerkese te vete pronarit. Procedurat aktuale per kete pune kerkojne verifikimin dhe rifreskimin e te gjithe dokumentacionit qe ka prodhuar vertetimin e pronesise, nje procedure qe mund te kerkoje edhe nje apo dy vjet kohe, pavaresisht nese ka apo nuk ka konflikt pronesie.

Sipas raportit te Bankes Boterore, vonesat me te medha ndodhin per shkak te kohes se madhe qe zyrat per regjistrimin e pasurive kerkojne per te leshuar certifikaten perfundimtare te pasurise se blere. Por, nje shqetesim qe kushton, sipas raportit, shkaktohet nga nevoja per te kryer verifikime te shumefishta te dokumenteve dhe te gjendjes fizike te prones se blere. Keto verifikime nuk jane detyrim ligjor, por konsiderohet nga raporti si shume te rendesishme, per shkak te problemeve te panumerta te hasura ne realitet.

I gjithe raporti i “te berit biznes” eshte kritikuar si “i ceket” per te pasur nje panorame te plote te gjendjes reale te nje vendi. Treguesi i lehtesive apo veshtiresive te hasura gjate nje procesi shitblerjeje nuk merr parasysh pengesat reale qe hasin shqiptaret dhe nuk bazohet ne ndonje statistike per kohen mesatare te dhenies se certifikates se pronesise, por bazohet vetem ne procedurat e zakonshme ligjore.  

Top Channel