Papa i ben thirrje botes te ndihmoje Haitin

13/01/2010 13:55

Papa Benedikti XVI ka leshuar nje mesazh per misionin human qe duhet te kene njerezit pas tragjedise ne Haiti ku llogariten mijera viktima pas termetit te fuqishem qe tronditi ishullin.

“I bej apel zemergjeresise se te gjitheve, qe motrave dhe vellezerve tane te mos u mungoje asgje ne kete moment dhimbjeje. Solidariteti jone eshte ne krah te tyre”, deklaron Ati i Shenjte nga Vatikani.

Ai siguroi gjithashtu per nje impenjim te madh te Kishes ne kete tragjedi. “Mendimi im shkon per popullsine e prekur pasi pak ore me pare nje termet shkaktoi deme te medha ne njerez, duke lene edhe shume te pastrehe ne qiell te hapur. I ftoj te gjithe te bashkohen me lutjen time ndaj Zotit per viktimat e kesaj katastrofe dhe per ata qe qajne humbjen e tyre”, shtoi Papa.  

Top Channel