Kupa e Italise, Roma ne cerekfinale

13/01/2010 10:00

Triestina nuk ka mundur te beje surprizen ne Rome, duke u eleminuar nga Kupa e Italise.

Skuadra e trajnerit Ranieri eshte kualifikuar per ne cerekfinalet e evenimentit pasi mundi 3-1 kundershtaret modeste. Edhe pse Triestina e mbylli pjesen e pare ne avantazh 1-0 pas golit te Della Rocca ne minuten e 5-te, Roma shpertheu ne pjesen e dyte me Brighi-n, Vucinic e me pas brazilianin Baptista.

Ne fazen tjeter, Roma do ndeshet me fituesen e ciftit Genoa-Catania. Nje dite me pare u kualifikua edhe Interi qe u mjaftua me nje fitore 1-0 ndaj Livornos.

Top Channel