Kupa e Italise, kualifikohen Milan e Juve

13/01/2010 23:20

Milan e Juventus i bashkangjiten Interit dhe Romes ne fazen cerekfinale te Kupes se Italise.

Ne San Siro kuqezinjte munden jo pa veshtiresi skuadren e divizionit te 3-te italian, Novara, me rezultatin 2-1. Kuqezinjte kaluan shume shpejt ne avantazh me ane te Inzagit ne minuten e 12.

Ne fillimin e pjeses se dyte, Novara barazoi rezultatin me ane te Gonzales duke rritur shpresat per te bere befasine ne Milano. Por 9 minuta nga fundi i ndeshjes, Milan shenoi golin e kualifikimit me Flamini, pas nje gjuajtje nga jashte zone e ketij te fundit.

U kualifikua per ne cerekfinale te Kupes se Italise edhe Juventus. Skuadra torineze rigjen me ne fund fitoren duke mundur ne Olimpiko, Napolin me rezultatin 3-0. Braziliani Diego kaloi torinezet ne avantazh ne minuten e 24 te pjeses se pare, me pas nje dopiete e Del Pieros vulosi rezultatin final 3 me 0.

Top Channel