Sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi ndaj ushtrisë së Jemenit, të paktën 38 të vdekur dhe 29 të plagosur
Pas termetit te fuqishem, dallge gjigante kane goditur plazhet dhe rruget duke marre me vete te vdekurit.
Eshte kjo situata e fundit ne Haiti, e treguar nga nje deshmitar qe citohet nga mediat nderkombetare.
“Strukturat e disa pallateve, perfshire ato te presidences dhe parlamentit jane rrezuar. Shihen kufoma gjithe andej”, ka deklaruar deshmitari.
Te njejten deshmi jep edhe nje gazetar i nje radioje lokale, i cili thekson se trupa te pajete shtrihen ne rruget e kryeqytetit Port au Princ.
“Po eci neper rruget e qytetit. Kufomat jane ende ne toke. Autoritetet nuk kane bere asnje njoftim dhe une nuk kam pare agjente apo ushtare te angazhohen”, ka deklaruar gazetari Carel Pedre gjate nje transmetimi.
Duke e cilesuar situaten si nje “shkaterrim total”, reporteri ka bere te ditur se tani do te drejtohet per ne periferine e kryeqytetit, per te pare se cila eshte situata.
Top Channel