Dzeko, Chelsea i prish pune Milanit

13/01/2010 12:00

Carlo Ancelotti i prish pune Milanit duke hyre ne gare per te marre sulmuesin boshnjak te Wolfsburg, Edin Dzeko.

Sipas “Daily Mail”, blute e Londres kerkojne sherbimet e lojtarit ballkanas edhe pse ai ndiqet nga Milani qe prej muajve te veres. Klubi me qender ne rrugen “Turati” ka ofruar 22 milione euro plus dyshen Jankulovski-Kaladze, ndersa Chelsea ofron nje shume me te madhe, cka mund ta tundoje klubin gjerman.

Por nga ana tjeter, Ancelotti e ka mendjen edhe tek Aguero, nje bomber te cilin Abramovich e kerkon prej kohesh. 

Top Channel