Afganistan, 2009-a vit tragjik per civilet

13/01/2010 11:30

Viti 2009 ne Afganistan ka rezultuar nje nga me tragjiket ne historine e vendit pasi numri i civileve te vrare arrin shifra rekord.

Sipas nje raporti te agjencise Unama, gjate 2009-es kane humbur jeten 2412 civile, 14 % me shume se nje vit me pare. Raporti thekson se ata qe jane vrare ne sulmet talebane, jane tre here me shume se te vraret nga ushtria afgane apo ajo nderkombetare.

Rreth 1600 persona jane vrare nga guerrilasit, 569 nga forcat afgane dhe 136 te tjere per shkaqe ende te pacaktuara. Gjithashtu, Unama thekson se ne bombardime kane humbur jeten 359 civile, ndersa rreth 1 mije ne aksione kamikaze apo shperthime te ndryshme.  

Top Channel