
Policia ka marre urdher nga Komisioni Nderministror i Emergjencave Civile per te mos lejuar asnje person te hyje serish brenda territorit te permbytur.
Per te realizuar urdherin jane shperndare sherbime policore ne afersi te rrugeve rurale te komunave te permbytura.
Nderkohe qe Komisioni ka njoftuar se gjate se martes, do te vazhdoje me riforcimin e argjinatures te zones se Recit nga ana e Forcave Ushtarake Shqiptare do te vazhdojne punimet ne argjinaturen Dajç – Samrisht i Vjeter, si dhe ne kanalin ujites te Trushit.
Ky komision njofton se ka filluar ndertimin e një pedane mbi uren e Bunes per kalimin e mjeteve te uleta.
Per shperndarjen e ndihmave ushqimore sot do te vihen ne funksion helikopteret italiane qe do te kryejne gjashte fluturime.
Motobarkat e ushtrise per sherbim transporti jane ne vene dispozicion per fshatrat qe ndodhen me ne veshtiresi, Pentar, Suka-Dajc, Samrisht dhe Kthesa Dajc. Informacionet e komisionit verejne se nuk ka toke te re te permbytur.
Gjithsej mbeten ashtu edhe si nje dite me pare 10 mije e 400 hektare toke. Kane filluar operacione evakuimit. Nga 160 persona qe mendohej te evakuoheshin gjate se henes, vetem nente prej tyre pranuan kete evakuim.
Top Channel