Nga Gjirokastra fonde per Shkodren
12/01/2010 20:10
Bashkia e Gjirokastres solidarizohet duke i ardhur ne ndihme zonave te permbytura te Shkodres me nje ndihme financiare.
Punonjesit e administrates se bashkise kane kontribuuar ne mjete financiare. Me ta jane bashkuar edhe banore te qytetit. “Jane mbledhur dhe kane vendosur te ndihmojne financiarisht dhe te shprehin solidaritetin per zonat e permbytura.
Mendohet se do te jete nje vlere rreth 5 milione leke”, shprehet kryebashkiaku i qytetit te gurte, Flamur Bime. Pervec ndihmes financiare, nga Gjirokastra do te nisen edhe ekipe specialistesh te ujesjellesave dhe kanalizimeve per te ndihmuar Bashkine e Shkodres.
Top Channel