Femijet shqiptare te klasave te para ne Maqedoni nga semestri i ardhshem do te jene te detyruar te mesojne gjuhen maqedonase.

Vendimi eshte marre nga Ministria e Arsimit, e cila e ka cilesuar si te domosdoshem mesimin e gjuhes maqedonase.

Por shqiptaret e kundershtojne kete vendim dhe sidomos krahasimin qe qeveria i ben gjuhes maqedonase me gjuhen angleze.

“Kjo eshte e papranueshme. Nuk mund te krahasohet maqedonishtja me anglishten. Anglishtja eshte gjuhe boterore”, ka deklaruar Nuji Dardhishta.

Aktualisht nxenesit shqiptare mesojne gjuhen maqedonase qe nga klasa e katert, por nuk kane detyrim te mesojne shqipen ne asnje nivel te shkollimit.

Top Channel