Liria, Shqiperia ne vendnumero

12/01/2010 23:10

Shqiperia mbetet nje vend pjeserisht i lire. Ne raportin e publikuar nga “Freedom House” mbi Lirine ne Bote, vendi yne ka mbetur ne te njejtin pozicion si nje vit me pare megjithe anetaresimin ne NATO.

Drejtori i Studimeve te Freedom House, Kristofer Uoker tha per Zerin e Amerikes se Ballkani eshte nje  nga rajonet me rezultatet positive kete vit, ku perfshihet edhe Kosova.

“Sa i perket Shqiperise eshte e vertete qe ka mbetur ne te njejtin vend sipas vleresimeve tona, cka do te thote qe eshte vend pjeserisht i lire. Kemi permendur disa nga presionet qe qeveria ka ushtruar tek media dhe qe jane shqetesuese”, deklaroi Uoker.

Pavaresia e sistemit te drejtesise dhe procesi ndaj te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit, sipas Uoker, ve ne pikepyetje pavaresine e institucioneve duke vene theksin tek prokuroria dhe gjyqesori.

Sa i takon bojkotit te Parlamentit nga opozita, Uoker nuk e quan te pazakonte, por i sugjeron gjetjen e menyrave me inovative per te angazhuar publikun ne diskutime dhe ne hartimin e menyrave me efektive per te komunikuar alternative politike. Ai e quan kete nje nga sfidat kryesore per normalizimin dhe shtimin e efektivitetit te politikes dhe dialogut politik.

Duke iu referuar dhunes se ushtruar ndaj drejtorit te gazetes Tema, Mero Baze, Uoker thote se qendrimi armiqesor i qeverise ndaj medias, apo kur nuk lejon nje diskutim te hapur dhe te sinqerte eshte shume shqetesues. Objektivi, tha ai, eshte pakesimi i ketyre rasteve te abuzimit dhe frikesimit pasi media eshte absolutisht thelbesore per avancimin e reformave te tjera jo vetem per te luftuar korrupsionin.

Pozicionimin e Kosoves nga nje vend jo i lire ne nje vend pjeserisht te lire, ne raportin e Freedom House, Uoker e lidh me zgjedhjet e tetorit dhe permiresimin sa i takon trajtimit te pakicave.

Top Channel