Partia Popullore Malazeze ne Kosove, NCPK, eshte shprehur kunder vendosjes se marredhenieve diplomatike mes Podgorices dhe Prishtines.

Kryetari i kesaj partie, Lazar Radulovic i ka derguar nje leter presidentit malazez Filip Vujanovic, te cilit i ka kerkuar qe Podgorica te mos e ndermarre kete hap, perderisa autoritetet kosovare nuk njohin komunitetin malazez.

“Jemi deshmitare se premtimet e presidentit Sejdiu, se malazezet do te njihen me ligj deri ne zgjedhjet lokale, nuk jane mbajtur”, ka deklaruar Radulovic.

Ai ka shtuar me tej se tek institucionet e Kosoves nuk ekziston nje vullnet i mire qe refugjatet te kthehen ne shtepite e tyre.

Top Channel