Kosove, Kryqi i Kuq i vjen ne ndihme Shqiperise
12/01/2010 14:05
Kryqi i Kuq ne Kosove ka vendosur t’i vije ne ndihme banoreve te prekur nga permbytjet ne Shqiperi, duke organizuar aksionin e solidaritetit, qe do te zgjase deri me 19 janar.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave aksioni do te shtrihet ne te gjitha komunat e Kosoves. Keshtu, popullsia kosovare do te mund te ofroje ndihma ne formen e veshjeve dhe ushqimeve.
Gjithashtu, Kryqi i Kuq ka ftuar te gjitha bizneset qe te kontribuojne edhe me ndihma financiare, te cilat do te mund te derdhen tek te gjitha deget e tij.
Top Channel