Itali, arrestohet shqiptari i kerkuar per vrasje
12/01/2010 19:00
Nje emigrant shqiptar 32 vjecar ne Itali, ka rene rastesisht ne prangat e policise pasi ai kerkohej prej kohesh nga forcat e rendit.
Ai u arrestua ne Milano dhe sipas te dhenave, ishte ndaluar edhe 6 here te tjera me pare per vjedhje. Arrestimi ndodhi rastesisht pasi shqiptari parkoi ne menyre te gabuar dhe per kete terhoqi vemendjen e policise, e cila verifikoi dokumentat, ne te cilat ai paraqitej si shtetasi me emrin e rreme Kreshnik.
Ndaj tij eshte leshuar edhe nje mandate arresti nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet per vrasje ne vendin tone.
Top Channel