
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare mund te jete ligjerisht pergjegjese per demet qe u jane shkaktuar banoreve te zonave te permbytura te Nenshkodres.
Rregullorja e hidrocentraleve te Drinit duhej te ishte rishikuar, ne baze te nje vendimi qeverie te vitit 2004, behet e ditur nga ekspertet e fushes.
Vendimi i qeverise “Per miratimin e rregullores per sigurine e digave dhe dambave”, me numer 174, dt. 18 mars 2004, sanksionon se digat duhet te menaxhohen njekohesisht per te gjitha funksionet qe kryejne, perfshire edhe shmangien e permbytjeve ne zonat poshte tyre, ndersa sanksionon gjithashtu se rregulloret e meparshme duhet te rishikohen ne menyre qe te jene ne perputhje me rregullat e reja.
Qeveria shqiptare u eshte referuar gjate ketyre dy diteve nje rregulloreje per menaxhimin e kaskades se Drinit te miratuar ne vitin 1988 dhe pretendon se nuk e ka shkelur ate.
Disa eksperte, si edhe opozita politike, e kane akuzuar qeverine se ka lejuar ngritjen e nivelit te ujit ne Fierze deri ne 292 metra mbi nivelin e detit, nderkohe qe sipas rregullores se vitit ’88, per muajin dhjetor lejohej niveli maksimal prej 290 metrave.
Top Channel