Curri qendron te Vorskla

12/01/2010 12:00

Mbrojtesi kuqezi ka konfirmuar se do te luaje ne kampionatin ukrainas deri ne veren e ketij viti, pavaresisht spekulimeve te ndryshme ne merkato.

Sipas mediave ukrainase, per sherbimet e 26-vjeçarit interesohen skuadra nga kampionatet elitare ne Itali, Gjermani, Turqi dhe Rusi. Madje, emrat e lakuar jane shume te njohur ne arenen nderkombetare: sipas informacioneve jozyrtare, Curri kerkohet nga Gallatasarai ne Superligen turke, Hamburgu ne Bundeslige dhe Dinamo e Moskes ne Premierligen ruse.

Megjithate, ai preferon te vazhdoje te luaje edhe disa muaj ne klubin aktual, e vetem me pas do te mendoje te transferohet ne nje prej ligave perendimore.

“Per mua dhe per Armend Dallkun ka pasur gjithmone spekulime sa here qe hapet merkato.
Mjaft skuadra kane shfaqur interes, por duhet te keni parasysh se une jam nen kontrate me Vorsklen dhe me pare duhet gjetur gjuha e perbashket me klubin. Gjithsesi, mendoj se nuk do te transferohem tek asnje ekip: do te qendroj ne Poltava te pakten deri ne vere”, deklaroi lojtari i perfaqesueses shqiptare. “Jam shume i lidhur me klubin aktual dhe mund te them se do te qendroj i perqendruar ketu. Duhet te ndryshojme ecurine ne kete pjese te mbetur te kampionatit, pasi klasifikimi aktual eshte shume larg ambicieve tona. Do te jap maksimumin qe skuadra jone te renditet ne pozita te tilla, te cilat do ta lejojne te luajne ne Europa League”.

Top Channel