Cana beson te shkelqimi ndaj Çelsit

12/01/2010 12:35

Pasi humbi mundesine per te nderprere serine e 7 ndeshjeve pa fitore ne Premier League, kapiteni i Sanderlendit, Lorik Cana, ka besim se skuadra do te beje nje paraqitje te mire ndaj kryesuesve te Çelsit. Per shkak te kushteve te ftohta atmosferike, “Macet e Zeza” nuk kane mundur te zhvillojne shume seanca stervitore, por shqiptari ka besim te forca e ekipit.

“Kur nuk fiton per nje kohe kaq te gjate, marrja e 3 pikeve ka gjithmone nje shije te veçante, sqaron Cana. Megjithese nuk kemi marre rezultate pozitive, skuadra eshte paraqitur mire ne fushen e lojes. Kemi kaluar nje periudhe te veshtire per shkak te demtimeve te shumta.

Megjithate, aktivizimi i lojtareve te rinj dhe i atyre qe nuk kane pasur shume hapesira, e ka ndihmuar skuadren. Per ndeshjen me Çelsin do te rikthehen disa elemente te rendesishem dhe kjo na jep me shume besim ne forcat tone”, perfundoi mesfushori shqiptar.

Top Channel