Briatore ne kundersulm, kerkon 30 mln euro demshperblim

12/01/2010 15:00

Pas anulimit te vendimit qe dha FIA per Flavio Briatoren, ky i fundit hidhet ne kundersulm duke kerkuar demshperblim.

Kjo kerkese lidhet me prishjen e kontratave manaxheriale me pilotet Alonso e Kovalainen si dhe me cenimin e imazhit. Avokatet po pergatisin dokumentacionin dhe shuma qe ata mund te kerkojne eshte rreth 30 milione euro.

Briatore do ta coje ceshtjen ne apelin e Gjykates se Larte te Parisit. Nderkohe, FIA vazhdon te kundershtoje vendimin e kesaj gjykate, duke theksuar se eshte marre pa asnje lloj konsultimi me Keshillin Boteror te federates.

Top Channel