Boterori, Xhordan garanton siguri

12/01/2010 14:45

Komiteti Organizativ i Boterorit 2010 qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut ka garantuar mosperseritjen e akteve te dhunes gjate ketij kompeticioni.

Presidenti i ketij organizmi, Deni Xhordan u ka shpjeguar gazetareve se ngjarjet qe ndodhen ne Angola nuk mund t’ia faturojne te gjithe kontinentit.

Sipas tij qe nga viti 1994, Afrika ka organizuar me shume se 100 evenimente te rendesishme sportive ku nuk eshte regjistruar asnje ngjarje dhune. Ai e ka quajtur te palogjikshme lidhjen mes atentatit te premten e kaluar ndaj kombetares se Togos dhe sigurine e boterorit 2010 qe do te zhvillohet ne kete kontinent.

Drejtori i komitetit organizativ Xhordan ka bere krahasimin me sulmet terroriste qe u zhvilluan ne Londer ne vit para fillimit te boterorit Gjermani 2006 dhe luften ne Afganistan nderkohe qe u zhvilluan lojerat aziatike.

“Do te jete nje boteror profesional persa i perket organizimit dhe sigurise”, ka perfunduar Xhordan

Top Channel