
Autoritetet e Maqedonise jane shprehur te shqetesuar nga rritja e nivelit te liqenit te Ohrit dhe ekzistojne gjasat per nje shkarkim ne portat e Struges nepermjet lumit Drin, duke bere qe te rritet edhe me shume niveli i ujerave te kaskades se Drinit ne anen shqiptare, pasi Drini i Zi qe buron ne liqenin e Ohrit bashkohet me te gjithe ujerat qe perfundojne ne kaskaden e hidrocentralit te Fierzes.
Ditet e fundit, autoritetet maqedonase kane bere te ditur se do te shqyrtojne me detaje situaten dhe ata nuk do te lejojne qe liqeni i Ohrit dhe Drini ne anen e tyre te vershojne nga shtrati dhe te permbyse tokat. Nga Shqiperia eshte bere thirrje disa here per kreret e Shkupit qe te ndihmojne Shqiperine ne kete situate permbytjesh, duke mos leshuar uje nga portat e Struges.
Kreu i Komitetit te Digave te Medha, Farudin Hoxha, deklaroi disa dite me pare se u bente apel zyrtareve maqedonas qe te kontribuojne per te mos rritur prurjet ne Drin.
Niveli i liqenit te Ohrit, sipas matjeve te fundit, ka arritur ne 693.75 m lartesi mbidetare, qe nenkupton piken maksimale te fryrjes, qe eshte edhe norme e definuar nga marreveshja bilaterale ndermjet Maqedonise dhe Shqiperise.
Pala shqiptare ka kerkuar nga pala maqedonase qe te ngrihet niveli i liqenit te Ohrit, duke zvogeluar ose ndalur krejtesisht shkarkimin ne portat e Drinit te Zi, qe te mos rendohet situata alarmante ne akumulimet ne Shqiperi, qe kane shkaktuar edhe permbytjet me permasa te medha. Kjo fryrje e liqenit te Ohrit verehet edhe me sy, duke pasur parasysh se disa shtigje te ndertuara turistike, nga qendra e Ohrit drejt lagjes Kaneo, jane mbuluar (mbytur) me uje, qe per momentin jane jashte perdorimit.
Qytetaret e vjeter te Struges dhe Ohrit pohojne dhe kujtojne vitin 1962, qe e vleresojne nder situatat me te veshtira te perjetuara nga te reshurat hidrologjike, kur uji kishte arritur nivele edhe me te larta se tani. Ata vleresojne se per momentin situata eshte e renduar, por jo edhe alarmante. Alarm do te jete nese mbyllen te gjitha portat e shkarkimit ne Drinin e Zi dhe fryrja e liqenit te Ohrit behet e pakontrolluar nga era qe mund te fryje nga drejtimi i jugut, atehere uji mund te depertoje edhe neper shtepi ne disa lagje te Ohrit.
Nga Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Ekonomizimin e Ujerave informojne se gjendja e burimeve te Drinit ne Shen Naum dhe shkarkimi ne portat e lumit Drin vazhdimisht eshte nen vezhgim dhe se do te ndermerren te gjitha masat e duhura per te parandaluar vershime dhe permbytje nga ujerat e liqenit te Ohrit.
Top Channel